Prishtinë: Konflikt mes Policisë dhe sigurimit në një lokal

E publikuar: 25/10/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës sapo ka kontrolluar një lokal tek rruga B. Atje po mbahej një mbrëmje me muzikë live dhe në ora 24:00 Policia kishte tentuar ta ndalte muzikën, shkruan arbresh.info.

Nga një burim pranë vendlokacionit i ka thënë portalit arbresh.info që sigurimi i lokalit nuk është bindur dhe janë fjalosur me policinë të cilët kanë shtuar masat duke dërguar 3 vetura tjera dhe duke bastisur lokalin.

Njerëzit kanë dalur jashtë dhe situata tani është nën duart e Policisë së Kosovës.