Prishtina pëson disfatë nga Gjilani

E publikuar: 25/10/2020 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur dhe rrjedhimisht edhe e ka tejkaluar në renditjen tabelare skuadrën e Prishtinës, raporton KosovaPress.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën në mesditë dhe fitoren mysafirëve ua siguroi dyshja Hajdari dhe Gerhard Progni

I pari realizoi në minutën e 14’ të ndeshjes nga pika e bardhë, kurse Progni realizoi në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin final 0-2.

Pas kësaj ndeshje, Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Prishtina në vendin e katër me 11 pikë të mbledhura.