Prishtina përballë Bodo/Glimt, kërkon rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e dytë

E publikuar: 12/08/2021 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Prishtinës sot do të përballet me Bodo/Glimt.

Skuadra e Prishtinës po kërkon ta shkruajë historinë në futbollin kosovar duke arritur në rrethin e fundit të kualifikimeve të Europa Conference League.

Ata kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt në ndeshjen e parë dhe i pret një duel i vështirë sot në Norvegji.

Djemtë e Zekrija Ramadanit kërkojnë rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit, ata mund të kualifikohen në rast se arrijnë një barazim ose fitojnë, por në rast se humbasin atëherë do të rikthehen në shtëpi pasi UEFA ka hequr rregullin e golit mysafir.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës tonë lokale.