Prishtina me pikë ushqyese për qentë endacakë në kampusin e UP-së

E publikuar: 31/03/2022 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 23 do të ngrihet numri i pikave ushqyese për qentë endacakë në Prishtinë, ka bërë të ditur Komuna në një njoftim të së enjtes, teksa ka paralajmëruar se kryetari Përparim Rama të premten do ta vizitojë njërën prej 18 pikave të reja. E një nga këto 18 pikat është në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në hapësirën mes Kishës Ortodokse dhe Fakultetit të Edukimit.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës është thënë që problemi i trajtimit të qenve endacakë në kryeqytet është prioritet i Ramës dhe kabinetit të tij.Të premten, Rama pritet të promovojë “përfundimin e këtij projekti” dhe do të japë detaje për trajtimin e problemit.

Çështja e qenve endacakë ka disa vite që po i preokupon qytetarët e Prishtinës. Së fundmi është raportuar për disa raste të sulmeve prej këtyre qenve. Trajtimi i këtij problemi ka qenë premtim i Ramës.