Presidentja Osmani takon Papa Françeskun në Vatikan

E publikuar: 23/01/2023 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit Vjosa Osmani njofton se bashkë me bashkëshortin e saj është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë.

Presidentja Osmani thotë se thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë “orientimi ynë i përbashkët”.

“Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, shkruan ajo ndër të tjera.