Presidentja Osmani takohet me Alice Albright

E publikuar: 18/09/2023 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidentja përmes një shkrimi në “X”.

“Programi historik Kosova Compact, investimi më i madh i sektorit energjetik në vendin tonë, padyshim që do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike të qëndrueshme dhe inovative”, ka shkruar Osmani.