Presidenti Xi Jinping uron popullin kinez me rastin e Festes se Pranveres

E publikuar: 31/01/2022 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prag të Festës së Pranverës, ose Vitit të Ri Kinez, presidenti kinez Xi Jinping uroi të gjithë popullin kinez për festën, duke e inkurajuar të bëjë përpjekje për ta bërë Kinën një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet.

Kreu i shtetit i Kinës i tha këto të dielën gjatë një fjalimi në një tubim në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Duke uruar popullin kinez të të gjitha kombësive, bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao e Tajvan dhe kinezët jashtë vendit, ai i bëri thirrje popullit mbi 1.4 miliardësh kinez të marshojë drejt së ardhmes.

Xi u hodhi një vështrim arritjeve të reja të mëdha në vitin që po lëmë pas.
“Vitit të Kaut po i vjen fundi. Ka qenë një vit kur ne kemi rishikuar dhe kemi nderuar historinë, duke parë nga e ardhmja,” tha Xi.

Vitin e kaluar, Kina ruajti pozitën e saj udhëheqëse në botë si për sa i përket zhvillimit ekonomik, ashtu edhe kontrollit të COVID-19, tha presidenti kinez.

Ai përmendi gjithashtu përparimin e Kinës në zhvillimin me cilësi të lartë, aftësitë në shkencën dhe teknologjinë strategjike, reformën e hapjen dhe mirëqenien e njerëzve, duke shtuar se janë hartuar plane gjithëpërfshirëse që Kina të arrijë objektivat e kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit.

Në vitin e ri do të bëhen “mrekulli mbresëlënëse”, tha ai.

Kina do të bashkërendojë zhvillimin dhe sigurinë, do të zbatojë një filozofi të re zhvillimi, do të thellojë në mënyrë gjithëpërfshirëse reformën e hapjen dhe do të promovojë zhvillim me cilësi të lartë, tha presidenti Xi.

Në vitin 2020 Kina mori vendimin strategjik për të nxitur një model të ri zhvillimi, ku tregu vendas dhe tregjet e huaja mund të nxisin njëri-tjetrin, me tregun e brendshëm si shtyllë.
Duhet të bëhen përpjekje për të ndërmarrë veprime konkrete për të mirëpritur Kongresin e 20-të Kombëtar dhe për të çuar përpara kauzën historike të përtëritjes së madhe të kombit kinez, tha presidenti kinez Xi Jinping në fjalën e tij të urimit për Festën e Pranverës.