Presidenti Thaçi pranoi letrën e urimit nga Presidenti Francez

E publikuar: 19/02/2018 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës, i cili ia ka dorëzuar presidentit Thaçi, letrën e urimit të presidenti të Francës, Emmanuel Macron për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Vlerësoj lartë vizionin e presidentit Macron për perspektivën e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të kenë për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se roli i Francës në rajon është shumë i rëndësishëm në sigurimin e paqes afatgjatë dhe krijimin e stabiliteti të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës në emër të presidentit Macron ka uruar presidentin dhe gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale me Francës duhet t’i forcojmë edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë./rtklive/