Presidenti i Shqipërisë nuk takohet me Abdixhikun

E publikuar: 16/08/2022 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse ishte paralajmëruar të ksihte një takim mes presidentit të Shqipërisë, Bajram Begajt dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, ky i fundit nuk ndodhi.

Lidhur me mosbajtjen e këtij takimi Zyra për Informim e LDK-së ka dhënë një sqarim.

“Lajmi gjoja se sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me presidentin e Shqipërisë, në zyrat e Kuvendit, nuk është i vërtetë”, thonë në LDK.

Begaj sot është takuar me drejtuesit e partive opozitare të PDK-së dhe të AAK-së, si dhe me përfaqësues të partive minoritare.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Përveç Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit Albin Kurtin.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë ditës se djeshme presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com