Presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos i dërgon letër FXHK-së për sukseset e Norës dhe Distrisë

E publikuar: 29/07/2021 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Sergey Soloveychik i ka dërguar një letër presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukës.

Suksesi i xhudistëve kosovarë ka bërë bujë në të gjithë botën pas fitores së dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm, presidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Sergey Soloveychik i ka shkruar letër uruese presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukës.

“Zotëri presdient, i dashur Agron. Më jep nder të madh dhe kënaqësi t’ju përuroj juve, ekipin e Federatës së Xhudos së KOsovës dhe të gjithë kosovarët për sukesin në Lojërat Olimpike me dy xhudistët, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi”, tha ai.

“Medalja e Distrisë ishte e para e artë për Federatën Evropiane të Xhudos në këto Lojëra Olimpike, dhe së bashku me Norën ato bëbë histori prapë duke ndjekur hapat e Majlindës”, shtoi ai.

“Medalja e artë Olimpike është fryt i punës së tyre të palodhshme, shumë punë ndër vite duke u mbështetur nga federata juaj. Distria dhe Nora do të jenë shembull për gjeneratat e reja të Kosovës! Shpresoj të jenë të lumtura në dëshirat dhe objektivat e jetës së tyre! Dhe shpresoj që ekipi juaj i vogël por fantastik të vazhdojë të ëndërrojë lartë”, shkroi Sergey Soloveychik./