Premtimi i Ministrit të Drejtësisë për rastet e dhunës ndaj gazetarëve

E publikuar: 12/03/2018 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka premtuar se do t’i zgjidhin të gjitha rastet që janë raportuar për dhunën ndaj gazetarëve.

“Premtoj se do t’i zgjidhë të gjitha çështjen që janë raportuar deri më tani për dhunën ndaj gazetarëve”, ka premtuar ministri Tahiri.

Këtë premtim ai e dha gjatë tryezës së diskutimit për lirinë e shprehjes dhe dhunën ndaj gazetarëve të organizuar nga Demokracia Plus në bashkëpunim me Insajderin.

“Liria e shprehjes kontribuon në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm që duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim”, ka shtuar ai./indekson;ine/