Prek Kodra flet për herë të parë: Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, m’keni marrë n’qafë

E publikuar: 21/09/2022 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prek Kodra është personi që sipas mediave në Shqipëri bazuar në disa dokumente ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxha.

Për herë të parë, për këtë rast ka folur vet Kodra.

“Çka me spjegu, vetëm po shpiket. Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, s’kom lidhje me asnjë njeri në botë që bën aso gjëra. Po më merrni në qafë mu e familjen tem. Nuk më shkon mua kjo gjë.”, tha ai në T7.