Prej 10 deri në 20 vjet mund të dënohen të dyshuarit për rastin e 11 vjeçares

E publikuar: 01/09/2022 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga 10 deri në 20 vjet mund të dënohen personat e akuzuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila për orë të tëra u dhunua nga pesë persona.

Ndonëse në këtë rast janë të përfshirë persona të rritur dhe të mitur, sipas avokatit Burim Halili, thotë se të dyshuarit akuzohen për tri vepra penale.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me vepra penale dhe nga kodi penal i Kospvës, pasi që janë pesë kryes të vepres penale, pastaj kemi të bëjmë me veprën penale të dhunimit nga neni 210 dhe kemi të bëjmë me veprën penale nga neni 235 që ka të bëjmë me integritetin seksual të personave të mitur, dhe dënimi për një vepër të tillë është nga 10 deri në 20 vite”, tha ai.“Dënimi duhet të dallojë nga personat pasi këtu kryesit e veprës penale siç e dimi njëri nga ta është i rritur kurse të tjerët janë të mitur dhe kuptohet se dënimi mund të jetë më i ashpër për të rriturin sesa për të miturit”, tha ai, EO.

“Dënimi duhet të dallojë nga personat pasi këtu kryesit e veprës penale siç e dimi njëri nga ta është i rritur kurse të tjerët janë të mitur dhe kuptohet se dlnimi mund të jetë më i ashpër për të rriturin sesa për të miturit”, tha ai.