Pranon fajësinë e akuzuara që e ngacmoi profesorin, i kërkon falje dhe premton se nuk do ta përsëris

14.10.2021 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Pranon fajësinë e akuzuara që e ngacmoi profesorin, i kërkon falje dhe premton se nuk do ta përsëris

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje dashurie.

Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, e akuzuara e ka pranuar fajësinë.

“E pranoj fajësinë për akuzën e cila më vihet në barrë, sepse të dëmtuarin e kam ngacmuar një kohë, i kërkoj falje dhe i premtoj gjykatës dhe të dëmtuarit se nuk do ta përsërisë veprën penale”, ka deklaruara A.A, raporton “Betimi për Drejtësi”.

E njëjta ka kërkuar nga gjykata që pranimi i fajësisë të merret si rrethane lehtësuese.

Tutje, mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Ibadete Xhafa-Kuçi ka kërkuar nga gjykata që të ftohet eksperti i cili e ka bërë ekspertizën dhe ka konstatuar se e mbrojtura e saj ka nevojë t’i nënshtrohet një procesi psikoterapeutik, me karakter psiko-edukativ, si dhe të sqarojë se për çfarë trajtimi bëhet fjalë.

E pas kësaj, avokatja tha se duhet marrë parasysh të gjitha rrethanat, përfshirë edhe pranimin e fajësisë.

Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarës nuk u kundërshtua nga prokurori Koro, e më pa u aprovua nga gjykatësi Lavdim Bajraktari.Në seancën e radhës e cila u caktua th mbahet më 8 nëntor 2021, në ora 09:00, do të ftohet ekspertja Arife Veselaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren e pandehura A/A nga dhjetori i vitit 2018 e në vazhdimësi deri më 5 gusht 2020, në vende të ndryshme ka ngacmuar ish-profesorin e saj.

Madje, në aktakuzë, thuhet se e pandehura i ka shkuar edhe në shtëpi të dëmtuarit duke i kërkuar lidhje dashurie.

Tutje në aktakuzë thuhet se e pandehura e ka ndaluar edhe në rrugë të dëmtuarin, duke tentuar ta përqafojë përkundër kundërshtimit të të dëmtuarit.

Me këto veprime e pandehura A.A, të dëmtuarit B.B, i shkakton shqetësim të madh emocional.

Andaj, me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmimi” nga neni 182 paragrafi 1 i Kodit Penal, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti tregon pse po shtrëngohen masat anti-Covid, përkundër që Kosova qëndron mirë në statistika

Kurti tregon pse po shtrëngohen masat anti-Covid, përkundër që Kosova qëndron mirë në statistika

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

E konfirmon qeveria: Kurti nuk e viziton SHBA-në këtë vit

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për ta vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

Pandemia rrit numrin e rasteve sociale

Pandemia rrit numrin e rasteve sociale

Rastet e reja në 24 orët e fundit, publikohet raporti

Rastet e reja në 24 orët e fundit, publikohet raporti

ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

ISI: Në janar SHBA-ja sanksionon rreth 50 politikanë e biznesmenë, përfshihet edhe Kosova

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

Akuza të rënda ndaj komisionerit evropian: Hahn i përfshirë në afera korruptive

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

“Ku e gjete që na e solle doktor?”/ Demokrati-Berishës: E more thri, e bëre morr, tani do të të hajë! Ka dy fjalë edhe për Yuri Kim

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Ganezja: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Abbott: Qeveria të dëgjojë me kujdes shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për procesin e Vettingut

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Sonte pritet të lëshohet në punë Blloku A4 i Termocentralit ‘Kosova-A’

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Barrierat në shoqëri më të rënda se invaliditeti

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Kurti-Jasharit: Ushtria si vazhdimësi e UÇK-së është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për zgjedhjet në Prizren

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave

Të hënën, Kuvendi shqyrton pikat e papërfuduara të pesë seancave