Pranoi të kujdeset për disa orë për fëmijën e fqinjit, kurse e ëma e tij kurrë më nuk u kthye – rrëfimi që i ndryshoi jetën britanikes

E publikuar: 17/06/2021 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britanikja 70-vjeçe, Rosalinda, ka vendosur që me ndjekësit e saj në TikTok të ndaj një ngjarje nga rinia, që sipas saj i ka ndryshuar tërë jetën.

Në atë kohë ajo shpesh kujdesej për fëmijët e fqinjëve, dhe nuk ishte e pazakontë që e ëma e një djali e pyeti që të kujdeset për të derisa ajo ishte në dyqan duke bërë “shoping”, transmeton Telegrafi.

Kështu pranoi, por djaloshi nuk e kaloi vetëm një ditë me Rosalindën, por tërë fëmijërinë dhe ditët e adoleshencës – pasi që e ëma e tij kurrë nuk u kthye, ka shpjeguar Rosalinda në një video.

Arsyen e zhdukjes Rosalinda nuk arriti ta zbulojë. E djaloshi qëndroi me të derisa u rrit – duke e ushqyer e kujdesur për të, dhe një ditë vendosi ta kërkoj babanë e tij biologjik dhe të fillojë një jetë të re.

Mjekët kësaj gruaje të guximshme i kishin thënë në të 20-at, që kurrë nuk do të mund të ketë fëmijë, e kjo situatë e pazakontë me fqinjën dhe “ruajtjen” e djaloshit e bëri që ajo të kujdeset gjithmonë për fëmijët.

How I started #fostering and my #daughter’s #adoption #foryoupage #fyp #storytime #storyteller #story #family #viral #drama #baby #children #love♬ Surrender – Natalie Taylor
Shumë prej tyre kanë kaluar para shtëpisë së saj, e një vajzë në vitin 1990 edhe zyrtarisht e adoptoi. Lola tani i ka 30 vjet dhe shpesh shfaqet në videot e publikuara nga Rosalinda që është bërë yll në këtë rrjet social – duke inspiruar ndjekësit e saj që të bëjnë vepra të mira. /Telegrafi/