Porosia direkte nga Parlamenti Europian: S’është koha që Kosova të çojë aplikacion në BE

E publikuar: 07/07/2022 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Synimin e qeverisë Kurti që Kosova të aplikojë brenda këtij viti për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, nuk po e sheh si veprim të duhur mbështetësja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo kur prezantoi dje raportin për Kosovën theksoi se s’është momenti që Kosova të synojë aplikimin në BE shkaku i pesë shteteve mos njohëse.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një konferencë për media në këtë institucion mbi përmbajtjen e raportit për Kosovën për vitin 2021. Ky raport ndër të tjera bën thirrje që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje të bazuar në njohje reciproke dhe i njëjti u miratua me shumicë dërrmuese nga eurodeputetët.

Por, në tekstin e këtij raporti, Von Cramon, tha se kanë theksuar përkrahjen për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe synimin që ka qeveria Kurti që të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Ne gjithashtu kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Megjithatë ne kemi bërë qartë dallimin mes aplikimit në BE, ku ne kemi thënë se s’është koha e duhur shkaku i çështjes së mosnjohjes[5 shteteve mosnjohëse] do të rriste pritshmëritë e brendshme të cilat ne do të na duhej t’i menaxhonim më vonë dhe këtë e thashë në Kosovë kur isha prezent atje”, ka thënë Von Cramon.

Në raport ripërsëritet thirrja ndaj Këshillit të BE-së që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.Kryeministri Albin Kurti, në disa raste ka përmendur se Kosova do të aplikojë brenda 2022-ës për statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.Megjithatë, nga 27 vendet anëtare të BE-së, pavarësinë e Kosovës s’e njohin pesë shtete: Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Aplikimi i Kosovës nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm. /GazetaExpress

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!