Politikanët e korruptuar lidhen për shtylla elektrike në Brazil

E publikuar: 10/07/2017 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mediat ndërkombëtare tashmë ka filluar të publikohen fotografitë e politikanëve në Brazil të lidhuir për shtylla elektrike.

Këtë gjest qytetarët e bënë në një protestë, të cilët kidnapuan politikanët e vendit, të njohur për korrupsion dhe i lidhën ata në shtylla elektrike.

Mirëpo, ajo qe nuk pritej ndodhi!

Policia nuk reagoj fare, qëndroi në distancë vetëm për ta krijuar një situatë komike.

Dhe të mendosh se ne shqiptarët jemi vetëm 3 milionë.

Jo që nuk jemi Brazili, por nuk jemi as pak më shumë se një lagje e madhe e Parisit, Londrës apo e Stambollit, por që ndryshe nga ata kemi liderë globalë në udhëheqje që mund t’i konkurrojnë denjësisht të gjithë miliarderët e Britanisë, Francës dhe Italisë për nga pasuria personale, sepse askund si këtu nuk vidhen mbi 20 milionë euro në mes të ditës në mes të aeroportit dhe hajdutët të ikin në drejtim të paditur.

Askund si këtu, Kryeministri nuk merr vendime për t’i dhënë vëllait dy koncesione.

Askund si këtu, ministri i Shëndetësisë jep për llogari të shefit të tij 320 milionë euro para të thata për koncesione dhe merr si kompensim 15 milionë euro tendera për kompaninë e tij.
Nga etërit tek bijtë, asgjë nuk mund të ndryshojë.

Shtohet hakmarrja dhe urrejtja sepse padrejtësia është kthyer në sistem dhe për ta legjitimuar përjetësisht pushtetin i duhet edhe guri i fundit i dominosë, kapja e drejtësisë dhe vendosja në krye të saj e aranitëve të rinj edhe më të devotshëm në luftën e klasave.
Një komb që akoma endet rrugëve të botës i përzënë nga një kastë të babëziturish.