Policia organizon aktivitete për Ditën e Fëmijëve

E publikuar: 01/06/2017 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Për shënimin e kësaj dite, Policia e Kosovës ka paraparë mbajtjen e disa aktiviteteve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Aktiviteti do të nisë nga ora 10:00

“Në këtë aktivitet policor mund të marrin pjesë familjarë dhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët do të kenë mundësi të përcjellin aktivitetin policor, ku do të paraqiten njësi të ndryshme policore si dhe aktivitete tjera me persona të veshur me figura (maskota) të ndryshme për fëmijë”.

“Njëkohësisht në kuadër të programit/aktivitetit policor do të ketë edhe aktivitete argëtuese me muzikë, vallëzim si dhe fotografi për fëmijët me zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.