Policia ndërhyn në aktivitetin e PSD-së

E publikuar: 07/05/2021 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
psd para qeverise_7maj-compressed

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partisë Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë, për të kundërshtuar miratimin e rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, për ndarjen e 11 milionë eurove ndaj KOSTT, raporton Ekonomia Online.

Pas veprimeve të PSD-së, policia hodhi gazë lotsjellës në drejtim të tyre.Në këtë aksion u arrestuan, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni dhe Nol Nushi.

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, para se të fillonte aksioni tha se Qeveria është duke e përkrahur krimin e organizuar në veri të vendit, me ndarjen e mjeteve për KOSTT ku do të mbulohen shpenzimet e energjisë elektrike për serbët.“Për humbje të mëdha financiare ajo që kemi demonstruar ketu është që gjithë ajo fushatë dramatike për nevoja të tyre populiste ka rënë poshtë sepse me një vendim të Kuvendit dhe qeverisë ne kemi paguar 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës në drejtim të veriut. E para dyfish më të lartë e kanë standardin ata që jetojnë në veri sesa ata në jug dhe e dyta se ne veri është duke u bërë krim të organizuar”.

“Kurti në momentin që ka pranuar me vazhdu dialogun atëherë çdo gjë do të jetë avaz i qeverive të kaluara ngase ka zgjedhur rrugën e njëjtë. Edhe ajo gjakderdhje nuk ka më kuptim. Vetëvendosje ka ndërruar para se me ardh në pushtet dhe kjo ka qenë pika që jemi ndarë. Deklaratat e Donika Gërvallës i kemi cilësuar të papranueshme dhe vazhdimisht kemi folur për të e cila ka padurueshmëri ndaj UÇK-së”.