Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

E publikuar: 29/07/2021 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandën e mallrave në pikën kufitare Jarinje.

Në njoftim thuhet se, njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.

Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona). Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.

Më tej, në njoftim thuhet se i dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.