Policia konfiskon mallin e vjedhur gjatë një bastisjeje në Pejë

E publikuar: 01/10/2020 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka identifikuar një lokacion në Pejë i cili kishte blerë një sasi të mallit tё vjedhur nga i dyshuari M.B. (1992).

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur ta identifikojnë materialin e vjedhur.
Materiali është konfiskuar si provë materiale në lidhje me rastin, ndërsa tё gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Hetimet e sektorit rajonal pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arritur ta identifikojnë lokacionin pas një pune intensive operativo-hetimore.