Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi, ia publikon fotografinë

E publikuar: 26/02/2025 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale kanosje, shkruan InfoSot.

Policia ka publikuar foton e të dyshuarit në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.  Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën kanosje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në postim.