Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

E publikuar: 29/05/2020 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin nga Peja, Valdet Kasapin, raporton Infosot.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar urdherësën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me qëllim të arrestimit të tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.