Policia jep detaje për viktimat e aksidentit në Pejë

E publikuar: 10/06/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje rreth orës 01:10 në rrugën Pejë -Vitomirice, gjegjësisht në lagjen Fidanishte, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e tre (3) personave dhe lëndimin e një (1) personi tjetër.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit Volkswagen Jeta me targa të regjistrimit vendor. Viktima të këtij aksidenti janë: E.H. 1993 M/K/Egjiptian, M.B. F/K/Egjiptiane, Xh.H. F/K.Egjiptiane, transmeton Indeksonline.

Dy pasagjeret kanë arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal, kurse viktima e tretë ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe një (1) person E.H. M/K/Egjiptian, i cili nga vendi i ngjarjes është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar nga Peja në drejtim të Vitomiricës dhe me të arritur në lagjen Fidanishte duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë tenton të shkyçet nga rruga kryesore për të hyrë në një rrugë anësore në anën e djathtë, i njëjti për shkak të shpejtësisë nuk mund të bëjë kthimin e sigurt me çrast me pjesën ballore përplaset me një mur.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë./Indeksonline/