Policia gjen armë, eksploziv e uniforma ushtarake në veri – Sveçla, Hoxha e Elshani thërrasin konferencë për media

E publikuar: 28/02/2025 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksion në një fshat të Leposaviqit ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një sasi eksplozivi dhe uniforma ushtarake.

Provat e gjetura do të prezantohen në një konferencë për media, me fillim nga ora 18:00.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisëë, Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri.