Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

E publikuar: 02/12/2021 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Patrullat e policisë rajonale, në veçanti patrullat e NJRKRR-së, përveç se me uniformë, janë angazhuar edhe me automjete dhe rroba civile në lëvizje nëpër lokacione të ndryshme, në identifikimin e shoferëve të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.“Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë muajit nëntor 2021 ka shqiptuar 4468 gjoba, prej tyre:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 650 gjobaPërdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 818 gjobaMos përdorimi i rripit të sigurisë , 529 gjobaKalimi i afatatit të regjistrimit , 187 gjobaDrejtimi i mjetit pa patentë shofer , 109 gjobaXhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjobaTejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,

78 gjobaKyçja e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjobaMjetet pjesëmarrëse pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjobaGjendja jo e rregullt teknike e automjetit 6 gjobaDrejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit , 5 gjoba dheKundërvajtje tjera,bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor,1964 gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, përfundon njoftimi.