Policia demanton deklaratat e Igor Simiq për dëmtimin e automjeteve

E publikuar: 01/10/2021 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka demantuar deklaratat e Nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, për siç thuhet përhapjen e dezinformatave se Njësitë Speciale me rastin e kryerjes së ndërrimeve në kalimin kufitar Bërnjakë, me qëllim kanë dëmtuar dhjetëra automjete private të parkuara në rrugë.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të Igor Simic të publikuar në rrjetin e tij social facebook, të titulluar – Primitivizëm i Njësive Speciale të Kosovës në Bërnjakë, i cili pastaj si spekulim i tillë është publikuar edhe në portalin serb Kosovo – online”, thuhet në komunukatë, transmeton Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës ka bërë verifikimet zyrtare me njësitet relevante në terren dhe është vërtetuar se informacionet e tilla janë të pavërteta, pasi njësitet policore në asnjë rrethanë nuk janë të përfshirë, andaj shkrimet e tilla janë spekulime, të paqëndrueshme dhe të orientuara politikisht, me qëllim të destabilizimit të situatës dhe njollosjes së njësiteve elite të Policisë së Kosovës”.