Policia arreston të shumëkërkuarin Besim Zeqiri- ‘Kaça’

E publikuar: 30/04/2018 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar Besim Zeqirin, të shumëkërkuarin nga Gjykata e Mitrovicës për disa vepra penale.

Ai është arrestuar në Prishtinë pas disa viteve të qëndrimit në arrati.

Besim Zeqiri me nofkën “Kaça” është arrestuar nga Policia në Prishtinë dhe menjëherë është dërguar në Mitrovicë ku i është caktuar masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i Zeqirit, Gani Rexha.

“Po është arrestuar në Prishtinë dhe të premten i është caktuar paraburgimi prej një muaji. Ai dyshohet për veprën penale të krimit të organizuar”, tha Rexha për KALLXO.com.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në muajin prill të 2015 pati raportuar se i njëjti pati përdorur telefonin në gjykatore gjatë një pauze në seancën për caktimin e paraburgimit.