Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

E publikuar: 16/04/2021 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar ishte në kërkim për një kohë të gjatë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e pasdites Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë. Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar dhe veprimet policore, do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, njofton Policia e Kosovës.