Polici në Pejë kërcënohet me sëpatë nga fqinji i tij, shkak mosmarrëveshja për pronë

E publikuar: 06/06/2022 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një zyrtar policor në fshatin Reka e Allages në Pejë, është kërcënuar me sëpatë nga një person, gjatë ditës së djeshme.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në fshat, kur në orët e pasdites, polici (emër i njohur për redaksinë) u përball me fqinjin e tij, i cili e kërcënoi për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pronën. Debati eskaloi deri në atë pikë, kur për një moment i dyshuari e ka marrë një sëpatë dhe i është drejtuar policit me fjalë kërcënuese.I shqetësuar për situatën që ndodhi, zyrtari policor e ka njoftuar Policinë që të intervenojnë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.I njëjti është përballur me denoncimin kundër tij dhe pasi ka dhënë deklaratën, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që t’i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.