Polica me operacion në Prishtinë e Ferizaj për veprimtarit të mashtrimit

E publikuar: 31/03/2021 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke bastisur një kompani në lagjen Pejton të Prishtinës.

Për aksionin që ka filluar para orës 12:00, Policia në një përgjigje për Ekonomia Online ka thënë se është kryer me urdhër të Gjykatës, që lidhet me veprimtari të mashtrimit.“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.

Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë .