Podolyak: Marrëveshja e grurit është me OKB-në dhe Turqinë, jo me Rusinë

E publikuar: 22/07/2022 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Mykhaoilo Podoloyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë që marrëveshja e grurit është midis Ukrainës dhe OKB-së e Turqisë, dhe jo me Rusinë.

Një marrëveshje e tillë të premten do të çonte në hapjen e porteve ukrainase në Detin e Zi për eksportimin e grurit, sipas Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Një gjë e tillë rrit shpresat se do të ketë lehtësim të krizës së ushqimit të përkeqësuar nga invazioni i Rusisë.

Rusia dhe Ukraina, dy prej eksportuesve më të mëdhenj të ushqimit në botë, i kanë dërguar ministrat e mbrojtjes dhe infrastrukturës në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit.

“Në rast të provokimeve, do të ketë një përgjigje të menjëhershme ushtarake [nga Ukraina]”, ka thënë Podoloyak.

Bllokada nga ana e Rusisë e ka përkeqësuar zinxhirin global të furnizimit, bashkë me sanksionet perëndimore ndaj Moskës që kanë sjellë inflacionin në çmime ushqimore dhe ato të energjisë që kur forcat ruse invaduan Ukrainën në fund të shkurtit, transmeton Klankosova.tv.