A po e kundërshton Shpend Ahmeti haptasi VV-në për billboardet kundër djalit të Thaçit?

E publikuar: 17/03/2018 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para disa minutash janë parë duke i vendosur disa fotografi të djalit të presidentit Thaçi, nëpër pushime në vendet e ndryshme të botës.
Fotot e pushimeve të Endritit, djalit të Presidentit Hashim Thaçi, janë shpërndarë sot nëpër rrugët e Prishtinës. Këtë e kanë bërë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, duke treguan luksin në të cilin jeton djali i Presidentit, kanë përcjellë edhe mesazhinb se në Kosovë ekziston mjerim.

Pikërisht në momentet kur po vendoseshin ato reklama, Shpend Ahmeti ka shkruar në facebook për të njejtën temë.

Ahmeti ka shkruar në facebook  se numri i billboardeve do të jetë shumë më i vogël gjatë ditëve në vazhdim.

“Të nderuar qytetarë, Ditëve të fundit, kemi larguar të gjitha billboardet nga rrugët e Prishtinës. Në të ardhmen nqs do të ketë billboarde do të jenë në numër shumë më të vogël dhe në pronësi të komunës (ato që janë në hapësira publike)”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shkruar tutje se këto billboard do të përmbajnë vetëm vepra të artit publik, apo murale.

“Fokusi në të ardhmen në murale e vepra tjera të artit public”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe kryetari i Prishtinës ditë më parë ka zyrtarizuar dorëheqjen nga partia e Albin Kurtit.

Kjo ka bërë që Ahmeti të kritikohet mjaft shumë nga aktivistët e Vetëvendosjes, duke e quajtur edhe tradhëtar.

Është bërë e ditur se kompanisë AMM i ka skaduar kontrata. Kompani që shfrytëzone hapsirat reklamuese në kryeqytet.

Këto reklama kanë nisur të hiqen nga inspektorati. /Lajmi.net/