Plumba në mesnatë në Vlorë, i riu gjendet i plagosur pas një karburanti

E publikuar: 19/10/2017 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ”Guri i Çifutit”, në rrugën e Nartës.

I riu ishte gjetur i plagosur pas një karburanti në këtë zonë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Salla Operative Vlorë njoftohet prej një shtetasi se në vendin e quajtur ”Guri i Çifutit”, në rrugën e Nartës ka konstatuar pas një karburanti një shtetas të plagosur me armë gjahu.

Shtetasi i plagosur është M. H., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.