Plani i Qeverisë për tranzicion të FSK-së merr goditje nga SHBA-ja

E publikuar: 18/05/2018 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka marrë goditje nga Shtetet e Bashkuara (SHBA) plani i Qeverisë për ta nisur tranzicionin e transformimit të Forcës së Sigurisë (FSK) në Forca të Armatosura (FAK), pa bërë paraprakisht ndryshimet kushtetuese. Në Ambasadën amerikane në Prishtinë kanë thënë se tranzicioni duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.
I tillë qëndrim është dhënë ditën kur gazeta ka raportuar se Qeveria tani ka orientuar përpjekjet në një plan që konsiston në avancimin suksesiv të kapaciteteve të FSK-së, brenda një periudhe prej 10 vjetësh.

Një pako ligjore që prek në organikën e FSK-së, është përcjellë tashmë në Zyrën e kryeministrit dhe pasi t’i kalojë procedurat, është planifikuar t’i adresohet kabinetit qeveritar. Me t’u miratuar nga kabineti, do të përcillet për votim në Kuvend.