Plakut që terrorizonte gjithë shtëpinë i gjendet edhe automatiku me 100 fishekë

E publikuar: 15/09/2017 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një plak 79-vjeçar me banim në Tiranë terrorizonte gjithë familjen e tij, aq sa Komisariati Nr.5 dje e ka arrestuar për dhunën dhe kërcënimet.

A. C, 79 vjeç u arrestua për dhunë, por gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet një automatik model 56 me 105 fishekëdhe copë kapsolla.

Kësisoj, në dosjen që iu referua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për “Dhunë në familje” , aitij iu shtua edhe akuza “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.