Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, një person dërgohet në spital 

E publikuar: 30/05/2022 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është plagosur si pasojë e një përleshje me armë zjarri para pak çasteve në qytetin e Vushtrrisë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka deklaruar se personi i cili është plagosur është në gjendje të rëndë dhe i njëjti është dërguar nga kalimtarët e rastit në emergjencë.

Sipas sinjalizuesit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka bërë të ditur se pacienti është dërguar në spital

“Policia është informuar nga Emergjenca në Vushtrri se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësia policore ka shkuar menjëherë, në bazë të informatave që kanë marrë është një person i plagosur në këmbë, sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se njësia kompetente është duke u marrë me rastin për zbulimin e vendndodhjes së të dyshuarit.