Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

E publikuar: 16/06/2021 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinë, i plagosur ka mbetur një person.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova theksoi se i plagosur tashmë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.