Plaçkitje nga trupat ruse, ukrainasja vëren nga foto gjësendet e saj në tank

E publikuar: 31/05/2022 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një refugjate ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ajo i ka njohur në fotografi së fundmi gjësendet që duken se janë vjedhur nga shtëpia e saj teksa ato ishin vendosur mbi një tanke ruse, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Alina Koreniuk tha se pakoja në fotografi përmban një bojler të ri që ajo planifikonte të vendoste para se të fillonte lufta.

Ajo dhe fëmijët e saj u larguan nga Ukraina me 8 prill dhe tani janë duke banuar me një çift britanik në Nottinghamshire.

Kjo fotografi, e shkrepur në fund të majit, shfaq një tank duke lëvizur pas bombardimit të ndërtesave të banorëve në fshatin Popasna.

Forcat ruse janë në kontroll të fshatit nga regjioni Luhansk që nga 8 maji.

Shumë banorë të zonave të okupuara të Ukrainës janë ankuar për plaçkitje nga trupat ruse.

Moreniuk tha se fotografitë ishte bërë në një rrugë vetëm pesë minuta larg shtëpisë së saj.

Fotografia ishte vërjetur së pari nga burri i saj.

Përveç bojlerit, gjësendet e tjera në tankun rus përfshinin një mbulojë Disney të fëmijëve të saj dhe një batanije të kuqe, thotë ajo.

Qarqafi i shtratit është përdorur për të mbuluar diçka, shton Moreniuk, ndoshta një TV ose ndonjë pajisje tjetër teknologjike, të gjitha ato që kishin mbetur në shtëpi kur ata ishin detyruar të largoheshin nga aty.

Por ajo nuk është befasuar nga ajo se çfarë ka ndodhur.

“Pritja jonë ishte që çfardo që ata nuk do të shkatërronin, ata do ta vidhnin”, thotë ajo.

Koreniuk po qëndron në Nottinghamshire më dy vajzat e saj, Kristina dhe Olha sipas skemës së qeverisë britanike për refugjatët ukrainas. /Periskopi/