Pjesëmarrja në zgjedhje deri në 15:00, këto janë të dhënat e fundit

E publikuar: 23/04/2023 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëmarrja në zgjdhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore vijon të jetë e vogël.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se “procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull” dhe se nuk është paraqitur ndonjë pengesë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, dalja e përgjithshme në zgjedhje është 2.4 për qind apo 1.092 nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.

Deri në orën 15:00, në Leposaviq ka pasur 110 votues, apo 0.83%. Në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%. Në Zveçan kanë votuar 145 votues, apo 2.07% dhe në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%.

Institucionet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.