Pirlo: Ronaldo duhet ta marrë përgjegjësinë për thyerjen e rregullave të Covid-19

E publikuar: 29/01/2021 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është duke u hetuar nga policia në qytetin Aosta në Itali, për të parë nëse sulmuesi i Juventusit e ka shkelur ligjin e Italisë për COVID-19, njoftoi ditë më parë agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ronaldo i shpërfilli ligjet e COVID-19 bashkë me Georgina Rodriguezin për ta festuar ditëlindjen e 27-të të saj, duke e kaluar kufirin mes Piedmont dhe Valle D’Aostra, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij Georgina qëndruan në një hotel që ishte i mbyllur zyrtarisht dhe shkuan për të skijuar në zonën e ndaluar.

Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë 35-vjeçarit të “Zonjës së Vjetër”.

Lidhur me këtë është pyetur edhe trajneri, Andrea Pirlo.

Ai ka thënë se është përgjegjësia e futbollistit për atë që bën në ditët e tij të pushimit.

“Ai kishte një ditë pushim dhe mund të bënte çfarëdo që dëshironte. Ai merr përgjegjësinë për atë që bën”, tha Pirlo.