Pioli flet për ‘dështimin’ e Interit

E publikuar: 04/04/2017 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stefano Pioli, trajneri i Interit, është i zhgënjyer pas humbjes nga Sampdoria, në San Siro, me rezultat 1:2.
Kjo humbje përfundimisht ka shuar shpresat e Nerazzurëve për kualifikim në Ligë e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

“Nëse kjo do të ishte renditja përfundimtare, atëherë do të ishte një dështim për ne”, ka deklaruar Pioli pas ndeshjes.

“Objektivi kryesor tani është që të fitojmë përsëri dhe të luajmë si skuadër për 95 minuta, të cilën ndaj Sampdorias nuk e bëmë”, ka theksuar ai.

Pioli nuk ka pranuar të flas për të ardhmen, derisa ka thënë ekipi duhet të vlerësohet për punën e bërë në fund të sezonit. /Express/