Pilot projekti për kontroll mjekësor me termin po testohet

E publikuar: 24/01/2018 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ditëve të fundit ka filluar nj procedure e re për me termin për vizitat në QKMF. Kjo procedurë e ndërmarrë në Prishtinë, ka nxitur reagime të pacientëve, të cilët nuk e shohin të arsyeshëm këtë vendim.

Doktoresha Vjollca Zeqiri nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tha kjo iniciativë është bërë me termine dhe ka qëllim të rrit cilësinë.

“Kjo ka ardhur që të ketë më shumë mjeku kohë për të bërë kontroll, të marrë anamnezën etj. Pra të kemi më shumë cilësi. Edi që është krijuar huti dhe shqetësim. Të gjithë pacientët do të marrin mjekimin. Pra ky është pilot projekt dhe ka filluar më 1 janar dhe ka qenë kosh me grip”, theksoi ajo sot INFO3 Live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj të gjithë pacientët do të mund të marrin shërbimet. “Ka mundësi që në mes të terminëve të kryhen kontrolle. Në çdo vit masim kënaqshmërinë e pacientëve. Në shtetet e zhvilluar e kanë me termin. Edhe në vendet e rajonit është kështu, kurs enë Kosovë është Mitrovica e ka filluar këtë projekt. Ne jemi në pilotim”, tha ajo.