Petrit Ajeti emërohet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

15.04.2021 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Petrit Ajeti emërohet drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.

Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë. Në vitin 2016 ka ndjekur “Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë”, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, pastaj programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile – Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA, programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA, si dhe programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim të Emergjencave nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.

Paralelisht me edukimin Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm. Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes.

Gjithashtu Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.

Angazhimi në këto detyra Ajeti i ka ofruar një këndvështrim të shkëlqyeshëm të çështjeve që duhet trajtuar nga institucionet e sigurisë, përfshirë kërcënimet ekzistenciale.

Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademik 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindor.

Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.  

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Gazetarja e Al Jazeera thotë se Izraeli do ta bombradojë brenda pak minutash ndërtesën e televizionit

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Bie në 291 numri i pacientëve në Kosovë që po trajtohen për COVID-19

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Vuçiq: Ndryshimi i kufijve është i mundur vetëm nën mandatin e OKB-së

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Kompanitë prodhuese ia mësyjnë ShBA-së, Dogana mbledh mbi 412 milionë euro këtë vit

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Mërgimtarët nisin të kthehen në shtetet ku jetojnë, krijohen kolona në kufi

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Akademiku Mehmet Kraja: Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën, nuk është as marrëveshje ndërkombëtare

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Vuçiq: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra vdekur

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

“Liria jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës” — Flet autori i pankartës, tregon arsyet pse shkroi parullën

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Shërbimet elektronike pak të shfrytëzuara në Maqedoni të V.  

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Ish-zëvendësministri i VV-së kritikon Arben Vitinë për mungesë komunikimi

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Armend Zemaj reagon: Qeveria ka rrezikuar sot jetën e qytetarëve, ftoj organet hetimore të merren me ngjarjen

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së

Arben Vitia shkarkon kryeinspektoren e Inspektoratit Shëndetësor dhe kryeshefin e AKPM-së