Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

E publikuar: 27/06/2022 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se “Prishtina në mënyrë të njëanshme ka ndaluar hyrjen e ministrave Branko Ruzhiq, Darija Kishiq Tepavçeviq dhe Vanja Udoviqiq, si dhe drejtorit të Zyrës së Qeverisë për IT, Mihail Jovanoviq, në territorin e Kosovës”.

Sipas tij, kjo është shkelje e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe siç tha ai “është e papranueshme, nëse tentohet të shkohet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve”.

“Shpresoj që Lajçak ta ngrejë këtë çështje para zyrtarëve të Prishtinës gjatë vizitës së sotme dhe të nesërme në Prishtinë, sepse është e papranueshme të parashtrohet një kërkesë në mënyrën e duhur, siç parashikohet në marrëveshje, të dërgohet një njoftim dhe më pas të ndalohet hyrja e ministrave pa asnjë shpjegim”, u tha Petkoviq gazetarëve nga veriu i Mitrovicës, raporton Tanjug.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!