Petkoviq: Kompromisi me Kosovën duhet të lindë nga dialogu

E publikuar: 29/06/2021 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të lindë në dialogun dhe bisedimet që të dy palët po kryejnë nën kujdesin e BE.

Pas konferencës “Drejt një marrëveshjeje”, dhe kur u pyet nga gazetarët se si do të dihet që është arritur një kompromis, Petkoviq tha se një kompromis do të arrihet kur të dyja palët bien dakord, që domethënë që të të dyja palët do të fitojnë njësoj dhe njësoj humbasin, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

“Jo se njëra palë fiton gjithçka, dhe pala tjetër humbet gjithçka. Ky nuk është një kompromis, por nëse hyjmë në një dialog me vija të kuqe të paracaktuara, ne themi atë që duam dhe atë që nuk duam, atë që ne mund të flasim “, tha Petkoviq.