Petkovic thotë se s’u lejua të futet në Kosovë për ta përuruar sheshin që financoi

E publikuar: 12/07/2022 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka thënë që s’është lejuar që të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.

Siç raporton KO, Petkovic ishte nisur që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar zyra e Petkovicit.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë një numër i madh serbësh përfshirë edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq./Express/