Peticion në Shqipëri: Plazhi i Potamit të quhet ‘Sirena Jonada’

E publikuar: 05/08/2022 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjarja e rëndë e 2 gushtit në plazhin e Potamit ne Himarë tronditi mbarë opinionin publik.

Një ditë më parë u organizua një protestë, fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek Kryeministria, ku u ndezën dhe qirinj.

Ndërkohë qytetarë kanë ndërmarrë një nismë tjetër, duke hapur një peticion që plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”.

Kjo nismë simbolike ka për qëllim kujtimin e përjetshëm të vogëlushes që iu mor jeta në plazhin e bukur të Jugut.

Peticioni ka nisur të të firmoset nga qytetarë të ndryshëm dhe nëse jepet leja nga Bashkia e Himarës, mund të ndodhë ndryshimi i emrit.

Skulptori autor i veprave të ndryshme, Adrian Pepa, është i gatshëm të bëjë skulturën që do i përkojë emrit të ri të plazhit, nëse merr jetë dhe ligjërohet kjo iniciativë.