Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

E publikuar: 15/10/2021 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.Sipas Policisë si pasojë e një mosmarrëveshje djali ka sulmuar fizikisht nënën dhe ka demoluar shtëpinë.Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. I dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj, 13.10.2021 – 17:0. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili i ka demoluar edhe shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë.

Dy vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.“Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 00:31. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj kanë pësuar lëndie trupore.

Të njëjtit pas trajtimit mjekësorë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.Gjithashtu në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është intervistuar, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur nga policia dhe po konsiderohet i arratisur, ndërsa viktima është kthyer në banesën e saj dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Fushë Kosovë, 14.10.2021 – 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ku si pasoj ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është intervistuar. I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima me vet dëshirë është kthyer në banesën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, e me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve rasti vazhdon në procedurë të rregullt.“·

Prishtinë, 13.10.2021 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, bëhet më tutje e ditur në raport.

Edhe një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.“Mitrovicë, 14.10.2021 – 12:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.