Pesë emisarët ndërkombëtarë arrijnë në qeveri

E publikuar: 20/01/2023 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë emisarët ndërkombëtarë kanë mbërritur tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ata do të priten në takim nga kryeministri Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Takimi do të jetë i mbyllur për media dhe nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar se për cilat tema do të diskutohet.

Pozitat dhe emrat e këtyre pesë emisarëve janë përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talo dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.